Categories: AktualitetLajme

Gjenerali Bazo: Bota ka zona të nxehta që nuk janë në favorin e paqes. Ja rreziqet kryesore për këtë vit

Ndikimi i luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, lufta Izrael-Hamas, apo provokimet e shpeshta që bënë Serbi në rajonin tonë, sikurse ishte dhe situata më e fundit në Banjskë të Kosovës, apo dhe shumë zona të nxehta lufte, do të jehojë në mbarë botën.  Dukshëm  kanë lënë pasoja për Lindjen e Mesme, Evropën, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që sfidat specifike ndryshojnë, asnjë nuk ka interes ta zgjasë apo zgjerojë konfliktin. Për të gjitha këto tema dhe përshkruar situata specifike të sipërpërmendura, Gjeneral Jeronim Bazo, -ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ishte i ftuar sot në “Ekspres” në RTSH.

Sipas Gjeneralit Bazo, gati  katër muaj pasi militantët e Hamasit kryen sulmin e tyre brutal, hakmarrja ushtarake e Izraelit vazhdon me një ofensivë tokësore në rritje në Gazën e kontrolluar nga Hamasi. Kjo është një krizë gjeopolitike, ndoshta edhe më e thellë dhe më e gjerë në ndikimin e saj global.

“Kemi hyrë në muajin e katër të konfliktit mes Izraelit dhe Gazës dhe duket sikur do të vazhdojë sepse është shumë e vështirë në atë terren duke e krehur zonën shtëpi më shtëpi.  Forcat Izraelite kanë fituar goxha terren, kryesisht në pjesën veriore të Rripit të Gazës ”tha ai. 

Sipas tij, “mendohet që 130-140 pengje janë ende të pa liruar dhe ata kryesisht mbahen në zona të banuar nga popullsia palestinezë apo dhe shërbejnë për kamuflim nga drejtuesit e lartë të Hamasit.  Gjithmonë  bëhet më e vështirë lufta me terrorin apo terroristët sepse nuk është një luftë me kundërshtar të identifikuar. Ky është një grup paramilitare që është i mirë armatosur ,luftojnë jashtë çdo ligji kombëtar dhe ndërkombëtar  dhe për fat të keq me mbështetjen djallëzore të disa forcave të rajonit”.

Ndaj tha ai, konflikti i intereson Iranit dhe fuqive të tjera sikurse është Rusia, Kina apo Koreja e Veriut.  

“Për fat të keq ka një numër të madh të viktimave në popullsinë civile në Palestinë që jeton në një sipërfaqe tepër të ngjeshur në Rripin e Gazës.  Grupi i Hamasit nuk pyesin për rregulla ata fshihen në popullsinë e Gazës.   Numri i madh i viktimave në popullsinë civile dhe zgjatja sa më gjatë e këtij konflikti është një nga problemet me të cilën ndeshet sot Izraeli, gjë që dhe mund të humbas mbështetjen” u shpreh Gjenerali.  

Gjithashtu ai u shpreh, se “sa më tepër të zgjasin konflikti aq më në dëm të mbështetjes të kauzës së drejtë Izraelite do bëhet çështja.

Në gjykimin tim duke analizuar lëvizjet e shpejta e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Izrael, është për të nxitur reagimin e Benjamin Netanyahu se si do qeveriset Gaza pasi të jetë “shpërbërë” në kapacitetet luftarake grupi paramilitar i Hamasit.

Gjithashtu ish-shefi i Shtabit të FA-së, analizoi dhe konfliktin që po futet në vitin e tretë ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

“Po futemi në vitin e tretë të luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.  Jemi larg paqes dhe ka dhe një farë lodhje nga ky konflikti. Në analizën time modeste nuk shikoj që avionët F-16  do të bënte mbrekullira në fushë betejën ndërmjet dy vendeve por ajo që do të ishte shumë e rëndësishme do të ishte qëndrimi në mënyrë të unifikuar  dhe i palëkundur i gjithë bllokut perëndimor ”tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

13 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

13 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

13 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

13 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

13 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

14 hours ago

This website uses cookies.