Gjeneralmajor Kingji: Baza e Kuçovës mbron NATO-n prej kërcënimeve nga Lindja dhe Jugu

Baza ajrore taktike e Kuçovës pritet të luaj rol të rëndësishëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga kufiri lindor dhe jugor i NATO-s.

Kështu u shpreh gjeneralmajor Arben Kingji, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjatë inaugurimit të bazës së re ajrore.

Gjeneralmajor Kingji e quajti inaugurimin një ngjarje të shënuar për forcat shqiptare dhe vetë Aleancën.

Sot, pas përfundimit me sukses të këtij projekti madhor të financuar nga NATO-ja dhe qeveria shqiptare, afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes, e cila riafirmon rëndësinë strategjike të vendit tonë dhe përkushtimin e Aleancës në garantimin e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Kjo bazë do të ofrojë infrastrukturë të avancuar për mjetet ajrore të Aleancës, akomodim për trupat pjesëmarrëse, do të shërbejë si qendër për aktivitetet e forcës sonë të përgjithshme ajrore, për dislokimin e forcave dhe mjeteve, zhvillimin e trajnimeve dhe stërvitjeve, qoftë në kuadër kombëtar, rajonal apo të Aleancës. Në një epokë të karakterizuar nga sfidat komplekse dhe dinamike të sigurisë, nevoja për një infrastrukturë mbrojtjeje të qëndrueshme dhe bashkëkohore është bërë më e domosdoshme se kurrë. Në këtë kuptim, kjo bazë do të luajë një rol të rëndësishëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga kufiri lindor dhe jugor i Aleancës, njëkohësisht edhe rritjes së aftësive tona të mbrojtjes kolektive, duke promovuar ndërveprimin midis forcave aleate dhe duke mundësuar një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj çdo sfide që mund të lindë.

Gjithashtu baza ajrore Kuçovë, e vetmja e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, do të kontribuojë në mundësimin e planit rajonal jugor-lindor në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të Aleancës, patrullimin e hapësirave ajrore, mbështetjen logjistike si kapacitet i vendit pritës apo edhe për qëllime e situata të tjera. Në të njëjtën kohë dëshiroj të theksoj ndikimin pozitiv që do të sjellë ndërtimi i kësaj baze në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit. Me vënien në funksion të kësaj baze, tashmë përpjekjet tona do të përqendrohen në një projekt tjetër të rëndësishëm, që po hedh hapat e parë: Portin e ri të Porto-Romanos. Ndërtimi i këtij Porti do të rrisë ndjeshëm kapacitetet tona detare dhe do të sigurojë mbështetje për operacionet dhe stërvitjet e NATO-s, duke siguruar hapësirat e nevojshme për pritjen e forcave të Aleancës dhe lëvizjen e shpejtë të tyre nga Perëndimi në Lindje, nga bregu i Adriatikut në bregdetin e Detit të Zi dhe në krahun lindor të Aleancës,” u shpreh shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Kingji.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.