Aktualitet

Gjeneralmajor Kingji: Do forcojmë mbrojtjen. Lordi britanik: Jemi nën një ombrellë

Forcat e Armatosura dhe trupat britanike po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “Austere Wolf-24”, një stërvitje që do të shërbej jo vetëm për trajnim, por do i shërbejë edhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimit të vendet për paqen në rajon dhe më gjerë. Stërvitja do të zgjasë dy javë dhe do të zhvillohet në Pashaliman në kuadër të “Corridor VIII Response”, një korridor strategji për mbrojtjen dhe operacionet e NATO-s në rajon dhe drejt Lindjes.

Në fjalën e tij Shefi i Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura, Gjeneralmajor Arben Kingji tha se kjo stërvitje vjen si domosdoshmëri pas rritjes së pasigurisë në Evropë me nisjen e luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Gjeneralmajori theksoi se pikërisht kjo ka bërë që NATO të vër në funksion planet rajonalë dhe të testojë operacionet dhe dislokimet e shpejta drejt pjesës lindore të Aleancës.

Gjeneralmajori tha se në shërbim të këtyre operacione që do të lidh Detin Adriatik me Detin e Zi do të jetë edhe Korridori VIII.  

“Përkeqësimi i sigurisë si rezultat i luftës ruse në Ukrainë nxiti aleancën që të vër në funksion planet rajonale që të harmonizuara me planet kombëtare të aleatëve përbejnë mbrojtje më gjithëpërfshirëse të aleancës në dekada. Lëvizja e shpejtë e forcave dhe mjeteve drejt kufirit lindor të aleancës përmes korridorit VIII është një mundësi e mirë për të vlerësuar kapacitetet e Shqipërisë në infrastrukturë, mbështetje dhe magazinim. Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është e lidhur ngushtë me atë të të NATO-s dhe kjo stërvitje e përbashkët merr një rëndësi më të madhe pasi do të testojë edhe kapacitetet dislokuese të forcës strategjike rezervë të NATO-s”, tha gjeneralmajor Kingji.

Duke folur për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të sigurisë, Kingji u shpreh se Shqipëria po forcon kapacitetet portuale, infrastrukturën dhe bazat ajrore që do të jenë në shërbim të trupave shqiptare dhe forcave në NATO-s për garantuar sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

“Përveç rishikimit të planit kombëtar të mbrojtjes kemi shprehur gatishmërinë për një rol më aktiv për mbështetjen e planit rajonal për Evropën Juglindore. Evidentohet domosdoshmëria për kapacitetet protuale që po ndërtojmë portin e ri të Porto Palermos, duke ofruar kapacitete dislokuese, strehim deri në njësi brigade dhe magazinimi. Gjithashtu po forcohet baza ajrore e kuçovas që do shërbejë si qendër dislokimi dhe trajnimi i forcave tona ajrore dhe mbështes të stërvitjeve të NATO-s”, tha ai.

Një fjalë përshëndetëse në këtë aktivitet mbajti edhe i dërguari IiMbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, i cili deklaroi se tanimë nuk ka më kufij doktrinorë, por gjithçka përmblidhet nën ombrellën e “mbrojtjes”.

Lordi Stuart Peach bëri me dije se një pjesë e ushtarakëve shqiptarë do të shkojnë në Gaza, për t’iu ardhur në ndihmë në këtë periudhë lufte.

“Korridori VIII, kjo është e rëndësishme për jetën tonë, sigurinë e Evropës. Në luftën që zhvillohet në Ukrainë, s’ka nevojë të kujtohemi për rëndësinë e sigurisë në Europë. Këtë vit, isha I kënaqur që mirëprita xhenierët shqiptarë në Forcat e Armatosura dhe të kuptojmë për të parë tunelin e Kukësit. Ky duket si aktivitet i vogël dhe kuptova që një pjesë e ushtarakëve shqiptarë do shkojnë në Gaza. Këto kapacitete të veçanta që kemi në vendin tonë e vendin tuaj, duhet të bashkëpunojmë për të kuptuar gjeografinë e kontinentit tonë. Rëndësia strategjike e korridorit VIII që lidh, portet, rrugët, infrastrukturat është shumë e rëndësishme. Kjo bën që aleancë jonë të lëvizë me shpejtësi. Ne punojmë me FA-të shqiptare prej 100 vitesh. Jemi të lumtur kur shohim studentët shqiptarë që diplomohen në Britaninë e Madhe. Si një drejtues i Komitetit të mëparshëm të NATO dhe ish-shefi i shtabit të FA britanike është kënaqësi të jem këtu me uniform. Ne punojmë së bashku në një sërë drejtimesh. Nuk ka më kufij doktrinore, ka një bashkim, gjithçka mblidhet nën ombrellën e fjalës “mbrojtje””, tha ai.

Në këtë stërvitje do të ketë edhe dislokim të trupave të NATO “Strategic Reserve Force” (SRF), të cilat do të vijojnë kalimin në itinerarin e Korridorit VIII, Shqipëri (Durrës ose Vlorë) – Maqedoni e Veriut – Kosovë – Shqipëri. Qëllimi i kësaj stërvitje është rritja dhe forcimi i ndërveprimit midis vendeve anëtare të NATO-s.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

10 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

10 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

10 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

10 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

10 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

10 hours ago

This website uses cookies.