Categories: AktualitetLajme

“Gjenerata e së ardhmes”, Këshilli Britanik mat perceptimet e rinisë shqiptare

Këshilli Britanik ka publikuar rezultatet e raportit “Gjenerata e të ardhmes-Shqipëri”e cila zhvillohet për herë të parë duke përfshirë 1.249 të rinj shqiptarë nga fusha të ndryshme të jetës.

Raporti, i cili u bazua në qëndrimet aspiratat dhe nevojat e të rinjve në të gjithë vendin rezultoi se më shumë se tre të katërtat e të anketuarve besojnë se jeta e të rinjve të sotëm është me e mirë se ajo e prindërve të tyre, por standardi i jetesës nuk është i njëjtë me bashkëmoshatarët e tyre në Evropë, teksa edhe mediet sociale ndikojnë negativisht të perceptimi i tyre për të ardhmen.

Sa i përket arsimit edhe pse Shqipëria ka bërë përparim me reformat e saj punësimi mbetet ende sfidë. Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alastair King-Smith, dhe ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, vendosën theksin tek rëndësia e raportit.

Jam i kënaqur që pata mundësinë të lexoj raportin ‘Gjenerata e të Ardhmes’. Është një hulumtim i thellë që zbulon se si rinia shqiptare e percepton të ardhmen e tyre për sa i përket mundësive arsimore dhe perspektivave të punës. Këta tregues do të na ndihmojnë në përpjekjet tona të përbashkëta për të përmirësuar të ardhmen e rinisë shqiptare, duke krijuar mundësi dhe forcuar marrëdhënien Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri.

I gjithë rajoni i Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, përballet me prirjen për të emigruar. Sipas raportit, jeta në Shqipëri ka treguar përmirësim në krahasim me përvojat e gjeneratës së mëparshme. 

Reformat e zbatuara në lidhje me fëmijët, studentët dhe të rinjtë anembanë vendit, është prioritet i qeverisë, ndërsa kjo vërehet edhe me rritjen e pagës 900 euro e cila do të aplikohet së shpejti në sektorin publik.

Ky është studimi i parë gjithëpërfshirës mbi rininë shqiptare, që nxjerr në dritë përvojat, aspiratat, dëshirat dhe vlerat e gjeneratës së parë të Shqipërisë që rritet në një shoqëri post-komuniste.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit/Homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” në Shkodër

Në Shkodër është përkujtuar 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.Në nderim të kësaj…

11 hours ago

Kombëtarja e vajzave test miqësor/Vijojnë përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë

Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të…

11 hours ago

Inertet në brigjet e Kirit/Banorët: Depozitimi i mbetjeve po dëmton shtratin e lumit

Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir, në afërsi të fshatit Kuç, në…

11 hours ago

Fluksi në pikat kufitare/ Shqiptarët zgjedhin të festojnë jashtë vendit

Ndikuar edhe nga fundjava qytetarë të shumtë i janë drejtuar Malit të Zi për të…

11 hours ago

Arrestohet në Muriqan 30-vjeçari/Albion Durakoviç ishte në kërkim për përdhunim nga një gjykatë e Francës

Nga 29 korriku i këtij viti rezultonte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa këtë të premte u…

11 hours ago

Moti i keq përfshin Shqipërinë, ARRSH: Qarkullim pa probleme i mjeteve!

Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit…

12 hours ago

This website uses cookies.