Gjenevë, Hasani: Të drejtat e njeriut nën presion si kurrë më parë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani bërë të qartë se një nga prioritetet e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut është vënia para përgjegjësisë e autorëve të krimeve të rënda, luftimi i pandëshkueshmërisë dhe parandalimi i shkeljeve të mëtejshme të të drejtave themelore.

Gjatë fjalës së tij në Segmentin e Nivelit të Lartë të KDNJ, që po mbahet në Gjenevë, Hasani tha se Samiti për Ukrainën në Tiranë tregon pikërisht se Shqipëria mbron të drejtat e njeriut, duke i cilësuar ato si më të rrezikuara se kurrë.

“Ne mbështesim plotësisht mandatin e Komisionit Hetimor dhe si anëtar i KDNJ do të punojmë fort, së bashku me partnerët drejt arritjes së objektivit për të vënë para drejtësisë autorët për krimet kundër njerëzimit në Ukrainë. Më 28 shkurt do të presim në Tiranë, Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, për të mbështetur Ukrainën dhe për të denoncuar këtë agresion të paligjshëm dhe krimet që ka sjellë ai”, tha Hasani.

Kryediplomati Hasani deklaroi se Shqipëria po përgatitet për ciklin e katërt të Rishqyrtimit Periodik Universal, i cili sipas tij është një mundësi për prezantuar veprimet e ndërmarra për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe të ndajë praktikat më të mira.

“Ne do të punojmë për të mbështetur pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave, në punën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe në terren. Ky është një prioritet shumë i rëndësishëm për vendin tim”, u shpreh ai.

Gjatë mandatit të saj 3 vjeçar (2024 – 2027) në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Shqipëria do të angazhohet ndaj parimeve të përjetshme të të drejtave dhe dinjitetit të njeriut e për ndërtimin e një bote, ku çdo person mund të realizojë potencialin e tij të plotë dhe të jetojë me dinjitet dhe respekt.

Është hera e dytë që, brenda një periudhe më pak se 10-vjeçare, Shqipëria bëhet pjesë e këtij organizmi të rëndësishëm të OKB-së që trajton çështje të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Shqipëria pati mandatin e parë në KDNJ në vitet 2015 – 2017.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.