Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Gjergj Kastrioti

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë monumentale në qytetin e Lezhës.

Pas 7 vitesh pritjeje, vepra e skulptorit Ardian Pepa doli nga magazina dhe u vendos në lulishten përballë vendvarrimit të heroit kombëtar.

Skulptori thotë se përmes kësaj shtatoreje, Gjergj Kastrioti paraqitet në momentin kur është kthyer nga Turqia dhe mblodhi princat shqiptarë, më 2 mars 1444.

Vepra është menduar të jetë përballë Memorialit, që të kenë një harmoni me të. Është momenti kur Skënderbeu erdhi nga Turqia, në datën e shënuar, 2 mars 1444, në Kuvendin e Lezhës,” shprehet z. Pepa.

Duke iu referuar kësaj shtatoreje, përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se në këtë mënyrë Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpinë e tij”.

… në qytetin e tij të dashur, në Lezhën e tij, ku lidhen dy ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij: Besëlidhja e Lezhës dhe vdekja e varrosja këtu, përderisa e ka zgjedhur si banesë të fundit dhe hodhi themelet e para të shtetit të mirëfilltë shqiptar, arbër,” tregon z. Zefi.

Shtatorja e Gjegj Kastriotit në Lezhë ishte planifikuar të vendoset në vitin 2019 në sheshin që mban emrin e heroit, por sipas Ministrisë së Kulturës, zona në fjalë ishte pjesë e parkut arkeologjik dhe nuk mund të hidhej beton për vendosjen e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.