Gjermani, baza ajrore e NATO-s rrit sigurinë ndaj kërcënimit të mundshëm

Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirchen rriti nivelin e sigurisë “bazuar në informacione zbulimi që tregojnë për një kërcënim të mundshëm”, bënë të ditur të enjten në mbrëmje zyrtarë të saj.

“Si masë paraprake, i gjithë personeli thelbësor, por që nuk është me mision është larguar nga baza. Siguria e personelit është prioriteti ynë kryesor. Operacionet vazhdojnë sipas planit”, thuhej në njoftimin e publikuar në platformën e mediave sociale X, por pa dhënë më shumë detaje.

Kjo është hera e dytë që baza ku ndodhet flota e avionëve vëzhgues ‘AWACS’ të NATO-s, rrit nivelin e sigurisë, që pas një incidenti javën e kaluar, kur një bazë ushtarake në Këln që ndodhet aty pranë, u mbyll përkohësisht ndërsa autoritetet po hetonin rreth dyshimeve për një sabotim të mundshëm në furnizimin me ujë të saj.

Në të njëjtën ditë, baza në Geilenkirchen njoftoi gjithashtu për një incident, një tentativë për t’u futur brenda territorit të saj, çka nxiti dhe zbrazjen e plotë të mjediseve.

NATO ka paralajmëruar në të kaluarën për një fushatë aktivitetesh keqdashëse të organizuara nga Rusia, përfshirë aktet e sabotazhit dhe sulmet kibernetike. Rusia ka akuzuar rregullisht NATO-n se po kërcënon sigurinë e saj.

Në qershor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se sulmet e fundit ishin rezultat i inteligjencës ruse e cila po bëhej gjithnjë e më aktive citon VOA.

Disa incidente në vitet e fundit në territorin e NATO-s janë trajtuar si të dyshimta nga ekspertët, mes tyre prerja në vitin 2022, e një kablloje jetike nënujore, që lidhte arkipelagun e Svalbardin me Norvegjinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.