Categories: Aktualitet

Gjermani, kantieri ku u vranë shqiptarët kishte defekte të njohura

Në fund të tetorit, një skelë u shemb në Hafencity të Hamburgut, duke vrarë pesë persona me origjinë shqiptare. Autoritetet e kishin ekzaminuar nga afër vendin vetëm disa ditë më parë – dhe patën konstatuar defekte. Sipas një informacioni të televizionit publik NDR, në disa pjesë të kantierit të madh të ndërtimit në vendin e quajtur Überseequartier, mungonte mbrojtja nga rënia.

Pajisjet mbrojtëse personale të disa punëtorëve nuk ishin kontrolluar. Dhe: kantieri nuk ishte i sigurt kudo, që të mos dëmtohej askush në rast të rënies së objekteve. Këto janë vetëm disa nga defektet e vërejtura në kantierin e dëmtuar të ndërtimit në Überseequartier nga Zyra e Rregulloreve të Ndërtimit dhe Inxhinjerisë Strukturore e Hamburgut. Dhe këto qenë konstatuar saktësisht dhjetë ditë para se një skelë e madhe të rrëzohej në një pus ashensori. Kjo del nga përgjigja e Senatit për një pyetje të kreut tö grupit parlamentar të CDU-së në, Dennis Thering, në Parlamentin landit, shkruan DW.

Pasojat nuk janë ende të qarta

Senati nuk thotë nëse – dhe nëse po, çfarë përfundimesh nxorrën autoritetet nga defektet në kantierin e ndërtimit. Thering shpjegon se siguria në kantieret e ndërtimit në Hamburg duhet të jetë një përparësi kryesore. Procedura penale në vazhdim duhet ta sqarojë çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Skela me punëtorë ra në boshllëk

Aksidenti, i cili u kushtoi jetën pesë punëtorëve të ndërtimit nga Shqipëria ndodhi mëngjesin e 30 tetorit në kantierin e madh të ndërtimit në Überseequartier. Një skelë që mbante disa punëtorë ndërtimi ra nga kati i tetë brenda një boshllëku ashensori. Rreth 150 vetë nga ekipet e shpëtimit u mobilizuan për t’i shpëtuar punëtorët. Sipas informacioneve të siguruara, puna e shpëtimit ishte e ndërlikuar. Nuk është ende e qartë pse u shemb skela. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

EURO U-17: Shqipëria nis përgatitjet, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…

6 hours ago

Donatella jep dorëheqjen si drejtore kreative e Versace

Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…

6 hours ago

“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…

6 hours ago

Letërsia për fëmijë në tkurrje – Bushati: Dominojnë librat e perkthyer, fëmijët pak interes për leximin

Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…

7 hours ago

Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…

7 hours ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…

7 hours ago

This website uses cookies.