Gjermani, Nikolla: Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë është një ngjarje historike

Nikolla Kuper

Nikolla Kuper

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë vizitës në Gjermani, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Parlamentit të Landit të North Rhine-Westphalia, NRW, André Kuper. Në takim mori pjesë edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi.

Në fjalën e saj, kryeparlamentarja nënvizoi se vendi ynë është i përkushtuar për të avancuar më tej marrëdhëniet politike dhe dypalëshe, si në nivel federal, ashtu edhe me landet.

Sipas saj, kuvendi dhe Landtagu i NRW mund të ndërtojnë një proces bashkëpunimi midis komisioneve parlamentare dhe deputetëve, sidomos deputetëve të rinj, i cili do të nxisë marrëdhëniet edhe mes institucioneve të tjera dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në ekonomi e sektorë të tjerë.

 “Si një nga rajonet më të fuqishme ekonomike në Evropë dhe rajoni numër një industrial në Gjermani, bashkëpunimi me Landin NRW është një vlerë e shtuar për Shqipërinë. Ambasada e Shqipërisë ka propozuar nënshkrimin e një deklarate të përbashkët për t‘i hapur rrugën projekteve konkrete nga Landi NRW në Shqipëri dhe në këtë proces mund të kontribuojnë edhe Kuvendi dhe Landtagu. Kemi mundësi të gjera bashkëpunimi në sektorë si shërbimet e transportit, infrastruktura, industria, turizmi, arsimi, SME-të etj. Mund të mbështesim edhe bashkëpunimin mes Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe organizimin e forumeve te biznesit.”,- theksoi Nikolla në fjalën e saj, sipas njoftimit për shtyp.

Kryetarja e Kuvendit vuri në dukje gjithashtu se bashkëpunimi shqiptaro-gjerman po intensifikohet edhe në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe Samiti që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë është një ngjarje historike për evropianizimin e rajonit, por edhe për bashkëpunimin dypalësh. 

Nga ana e tij, Presidenti i Landtagut të NRW, André Kuper, në emër të 195 deputetëve dhe 18 milionë banorëve të Landit NRW, i uroi Kryetares Nikolla mirëseardhjen dhe nënvizoi se është e nevojshme që Gjermania dhe Shqipëria, si vende demokratike, të qëndrojnë bashkë dhe të bashkëveprojnë për përballimin e sfidave të përbashkëta.

“Kontaktet tona të drejtpërdrejta ndihmojnë procesin demokratik. Mund të nisim me vizita reciproke në Landtag dhe Kuvend të deputetëve. Parlamentet tona mund të bashkëpunojnë dhe kontribuojnë për demokracinë, duke ofruar në procesin dhe veprimtaritë parlamentare qytetarët dhe rininë, nëpërmjet programeve të dedikuara që po zbatojmë në Landtag dhe shkollat e Landit. Kjo do t’i shërbejë edukimit demokratik e qytetar të rinisë dhe konsolidimit të demokracisë.”- theksoi ai.

Kryetarja Nikolla dhe Presidenti Kuper diskutuan edhe mbi aspekte konkrete të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Landit NRW, si edhe midis Kuvendit dhe Landtagut.

Për të avancuar këtë bashkëpunim, Kryetarja Nikolla e ftoi Presidentin Kuper për një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë. Presidenti Kuper e shoqëroi  Nikolla në sallën e seancave plenare të Lantagut, ku u takuan me një grup nxënësish. Ishte mbresëlënëse kur dy parlamentarët, mes nxënësve që takuan, biseduan edhe me dy vajza nga Kosova.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.