Categories: BotaLajmeSportFutboll

Gjermani-Turqi, shiten 35.000 bileta brenda 24 orësh

Miqësorja e nëntorit mes Gjermanisë dhe Turqisë, takim ky që do të shikojë Juluan Nagelsman për herë të parë si komisar teknik në vendlindje ka ngacmuar interesin e publikut vendas.

Sipas Federatës Gjermane të Futbollit brenda 24 orësh për këtë takim që do të zhvillohet në Berlin janë shitur plot 35.000 bileta. Në një moment të parë çmimet e biletave varionin nga 25 euro në 100 euro, por Federata ka bërë me dije se çimet janë reduktuar në 18 euro për kategorinë më të ulët deri në 80 për sektorët më të mirë. Mësohet se shifra e biletave në total që do të jenë në dispozicion të tifozëve do të jetë 72,500.

Sa i përket dueleve të radhës Gjermania ka nisur nga dita e sotme turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kombëtarja katër herë kampione e botës mbërriti sot në mëngjes në Boston dhe ka nisur përgatitjet për miqësoret me SHBA-të dhe Meksikën në qendrën stërvitore të New England Patriots në kampusin e Foksborout në jug të Bostonit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hamilton-Leclerc, “çifti” më i bukur i F1

Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…

4 hours ago

Dybala përmbys Porton, Roma në 16-she

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…

4 hours ago

Europa League, Fenerbahce siguron kualifikimin

Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…

4 hours ago

Zyrtari amerikan kritika Zelenskyt: Ndalo së kritikuari Trumpin, nënshkruaj marrëveshje minerale

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…

4 hours ago

Incidenti ajror në Toronto/ Kompania kompeson secilin udhëtar me 30 mijë dollarë

Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…

4 hours ago

Kryesia e PD miraton listën e kandidatëve që do hyjnë ne primare më 1 mars

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…

4 hours ago

This website uses cookies.