Qeveria gjermane do të votojë kundër vendosjes së tarifave të Bashkimit Evropian për automjetet elektrike nga Kina.
Sipas DPA, vendet e BE-së do të votojnë këtë të premte për çështjen kontestuese të tarifave shtesë deri në 35% për automjetet elektrike me bateri të importuara nga Kina. Qëllimi i Berlinit ishte konkurrenca e ndershme dhe jo një lufta tregtare.
“Vendimi gjerman mund të ndihmojë në torpedimin e masës, e cila kërkon që të refuzohet kundërshtimi nga 15 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së bllokut”, thuhet në artikull.
Industria e fuqishme gjermane e makinave, e cila mbështetet shumë në tregun kinez, ka paralajmëruar për një konflikt tregtar global dhe ka lobuar intensivisht kundër tarifave.
Kancelari Olaf Sholz (Scholz) gjithashtu ka sinjalizuar kundërshtimin e tij, ndërsa partnerët e tij të koalicionit kanë vënë në pikëpyetje më tej masën e BE-së.
Tarifat, të cilat mund të zbatohen në nëntor, ende mund të shmangen nëse Kina dhe BE bien dakord për të zgjidhur mosmarrëveshjen.
Makinat elektrike kineze janë mesatarisht 20% më të lira se modelet e BE-së.
"Shkodra Elektronike" fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht…
Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…
Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…
Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…
This website uses cookies.