Categories: LajmeSportFutboll

Gjermania, e kualifikuara e parë

Gjermania siguron kualifikimin në fazën me eliminim në Euro 2024 pas fitores së dytë në Grupin A. Skuadra e Julian Nagelsman mundi 2-0 Hungarinë me nga një gol për çdo pjesë loje, nga Musiala e Gyndogan.

Gjermania është e kualifikuara e parë e për në një të tetat e Euro 2024 falë fitores 2-0 kundër Hungarisë në Shtutgart, e dyta në grup pas asaj me Skocinë. Musiala dhe Gyndogan i dhanë skuadrës së tyre fitoren e parë kundër hungarezëve që nga 2016, ndërkohë që në evropianin e fundit skuadrat u ndanë në barazim 2-2. Takimi nisi me aksione nga të dyjat dhe ishin hungarezët që provuan pas pak minutash, por Andrih devijoi në goditje nga këndi.

Përgjigjet Havertz që mban mirë topin në zonë e gjuan, por edhe Gulaschi është në lartësinë e duhur. Situata zhvendoset në portën gjermane ku Kimich bllokon një gjuajtje, por ndërkohë Gjermania nis të marrë kontrollin. Goli vjen në minutën e 22-të, kur Musiala pason te Gyndogan në zonë, Orban i ndërhyn fort por rrëzohet nga përplasja midis tyre dhe mban topin brenza zonës.

Gyndogan e rimerr dhe e pason te Musiala që gjuan saktë dhe shënon. Hungarezët kërkojnë faull, por VAR konfirmon golin. Hungarezët i afrohen barazimit katër minuta më pas, kur Soboslai gjuan shkëlqyeshëm një goditje të lirë, grushton Neuer, i cili ndërhyn me këmbë edhe më pas për të larguar rrezikun.

Hungarezët e tundin rrjetën në sekondat e fundit para pushimit, por goli anulohet për pozicion jhasghtë loje, konfirmuar edhe nga VAR. Pjesa e dytë nis me qarkullim të shpejtë topi në gjithë fushpën, por rasti i parë për t’u shpnuar është pas dhjetë minutash, kur Kroos gjuan fort dhe Gulaschi grushton topin e devijuar.

Hungaria përgjigjet pesë minuta më pas, kur një aksion i bukur nga e majta mbyllet me krosimin në zonë, ku Varga gjuan mbi tra. Minhuta e 67-të vulos fatin e ndeshjes, me një aksion të bukur skuadre për gjermanët.

Kroos te Musiala, i cili bën finte sikur do të shkojë drejt qendrës, duke tërhequr mbrojtësit, por pason te Mitelstadt nga e majta që pason te Gyndogan në mes të zonës dhe kapiteni tund rrjetën. Hungarezët nuk kanë çfarë të humbasin dhe ngrenë ritmin, por janë gjermanët që i afrohen portës.

Mi9nuta e 90-të sjell drithërimën më të madhe në portën gjermane, Neuer grushton në duel me “shtyllën” hungareze Adam, topi mbetet në zonë dhe Orban gjuan, por Kimich shpëton mbi vijën fatale, duke ruajtur paprekshmërinë. Gjermania arrin kualifikimin kur ka edhe një ndeshje për të luajtur, në të cilën do të kërkojë vendin e parë kundër Zvicrës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

7 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

7 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

7 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

9 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

9 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

10 hours ago

This website uses cookies.