Gjermania feston Ditën e Bashkimit, festimet 3ditore zhvillohen në landin më të vogël të 16 shteteve

Festimet e këtij viti për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë zhvillohen në Shverin, kryeqytetin e landit lindor Miklenburg-Pommran, më i vogli i 16 shteteve federale. Kryeministrja e landit Manuela Schwesig  duke shënuar fillimin e festimeve me prerjen e një torte gjigande për vizitorët  tha se po festojnë me të gjithë Gjermaninë.

“Dita e Bashkimit të Gjermanisë është shumë e veçantë për të gjithë”- tha ajo, duke kujtuar guximin e popullit në Republikën Demokratike të Gjermanisë që doli në rrugë në vitin 1989. “Sot kemi privilegjin e madh të jetojmë në liri, paqe dhe demokraci”. – tha ajo. 

Paralelisht me ceremoninë, vizitorët në qytetin e vjetër mund të shijojnë gatime nga të gjashtëmbëdhjetë shtetet gjermane. Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ishin të ndara për 45 vite. Kjo ditë është shpallur edhe festë kombëtare, sepse më 3 tetor 1990 hyri në fuqi Traktati i Bashkimit me të cilin ish-Republika Demokratike e Gjermanisë iu bashkua Republikës Federale gjermane.

Megjithatë edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve lindore dhe perëndimore ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale. Shumica e njerëzve në lindje e vlerësojnë gjendjen e tyre ekonomike si të mirë, por kanë më pak besim tek institucionet demokratike sesa ata në Perëndim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.