Festimet e këtij viti për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë zhvillohen në Shverin, kryeqytetin e landit lindor Miklenburg-Pommran, më i vogli i 16 shteteve federale. Kryeministrja e landit Manuela Schwesig duke shënuar fillimin e festimeve me prerjen e një torte gjigande për vizitorët tha se po festojnë me të gjithë Gjermaninë.
“Dita e Bashkimit të Gjermanisë është shumë e veçantë për të gjithë”- tha ajo, duke kujtuar guximin e popullit në Republikën Demokratike të Gjermanisë që doli në rrugë në vitin 1989. “Sot kemi privilegjin e madh të jetojmë në liri, paqe dhe demokraci”. – tha ajo.
Paralelisht me ceremoninë, vizitorët në qytetin e vjetër mund të shijojnë gatime nga të gjashtëmbëdhjetë shtetet gjermane. Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ishin të ndara për 45 vite. Kjo ditë është shpallur edhe festë kombëtare, sepse më 3 tetor 1990 hyri në fuqi Traktati i Bashkimit me të cilin ish-Republika Demokratike e Gjermanisë iu bashkua Republikës Federale gjermane.
Megjithatë edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve lindore dhe perëndimore ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale. Shumica e njerëzve në lindje e vlerësojnë gjendjen e tyre ekonomike si të mirë, por kanë më pak besim tek institucionet demokratike sesa ata në Perëndim.
Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…
Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…
Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…
Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…
Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…
I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…
This website uses cookies.