Gjermania, Gundogan: Me Danimarkën ishim me fat
“Një ndeshje për t’u mbajtur mend! Ishte pak e çuditshme, të them të drejtën, për shkak të ndërprerjes. Një ndeshje shumë e ngushtë dhe ne ishim edhe pak me fat. Danimarka u mbrojt shumë mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, por ne e merituam fitoren”. Kështu është shprehur, Ilkay Gundogan, mesfushori i Gjermanisë, pas fitores ndaj Danimarkës në kanalet zyrtare të UEFA-s.
“Atmosfera ishte fantastike. Kur u dëgjua himni, mund të ndjeje vërtet se turma ishte gati të na mbështeste. Nuk prisja asgjë më pak në Dortmund, për të qenë i sinqertë, është gjithmonë mirë të kthehesh këtu dhe tani mezi presim të kthehemi në Shtutgart”.