Gjermania i kërkon Kosovës të shtyjë vendimin që përjashton dinarin
Qeveria gjermane i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë planet për zbatimin e vendimit që euro të jetë monedha e saj e vetme , duke hequr pagesat me dinar për qytetarët serb që banojnë dhe punojnë në Veri të Kosovës.
Në argumentin e saj, Christiane Hoffmann, zëvendës zëdhënësja e qeverisë, mes shqetësimeve se vendimi mund të përkeqësojë tensionet etnike duke ndërprerë qarkullimin e parave kesh për serbët etnikë në veri të vendit.
“Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e zbatimit derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, u tha gazetarëve në Berlin të premten Christiane Hoffmann.
Derisa këtë çështje e konsideron është një vendim sovran për Kosovën, Hoffmann e quajti vendimin për valutën një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje.
Agjencia e lajmeve me seli në Neë York “Bloomberg Neës” shkruan se udhëheqësit evropiane kanë dështuar në përpjekjet për të normalizuar lidhjet midis Serbisë dhe Kosovës, sovranitetin e së cilës autoritetet në Beograd refuzojnë ta njohin. Tensionet në Kosovën veriore të dominuar nga serbët vluan gjatë vitit të kaluar në dhunën më të keqe në gati dy dekada.
Banka qendrore e Kosovës njoftoi në fillim të këtij muaji se nga java e ardhshme, do të ndalojë çdo kreditor që të operojë pa licencë, duke ndikuar potencialisht në Postanska Stedionica të Serbisë, kanali kryesor për fondet në dinarë serbë ku mbështeten rreth 90,000 serbë në Kosovë.
Komuniteti serb merr pagesa për pensione, kujdes shëndetësor, arsim dhe investime – pagesa të bëra deri më tani me pak mbikëqyrje nga autoritetet e Kosovës, që mbizotërohen nga shqiptarët entikë. Qeveria në Beograd dërgon më shumë se 100 milionë dollarë në vit për të mbështetur serbët e Kosovës, shkruan ky medium.