Gjermania kërkon falje për krimet e kryera në Tanzani
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier kërkoi “falje” për abuzimet e kryera nga forcat koloniale të vendit të tij në Tanzani, gjatë një vizite tri ditore në Songea, vendi i masakrës së njerëzve indigjenë. “Përkulem para viktimave të sundimit kolonial gjerman. Dhe si president federal i Gjermanisë, dua të kërkoj falje për atë që gjermanët u bënë paraardhësve tuaj”, deklaroi Steinmeier.
Midis viteve 1905 dhe 1907, trupat koloniale gjermane masakruan mbi 300 mijë përfaqësues të Maji-Maji pas një kryengritjeje të kësaj të fundit, sipas vlerësimeve të dhëna nga historianët. Steinmeier foli edhe për mënyrën se si u poshtërua nga krimi, duke thënë se e di se tanzanianët mbajnë ende një barrë të rëndë në zemrat e tyre për shkak të abuzimit, duke kuptuar gjithashtu se ajo që ndodhi është brutalitet që vazhdon të prekë shumë breza si dhe familje. Presidenti gjerman, përveç shpjegimit të turpit të shkaktuar nga skandalet, tha se Gjermania është e gatshme të bashkëpunojë me Tanzaninë drejt një procesi të përbashkët të shqyrtimit të skandaleve historike