Gjermania, Nagelsmann: Këtu, për të fituar Europianin

Nagelsmann

Nagelsmann

Dita e parë dhe gjithçka shkon me nxitim. Menjëherë pas shpalljes zyrtare të Julian Nagelsmann si trajner i ri i Gjermanisë (kontratë deri në fund të Europianit që gjermanët do ta presin në vitin 2024), trajneri i ri është prezantuar në një konferencë për shtyp. “Këtë mëngjes vendosëm unanimisht se Julian është njeriu i duhur për të filluar përsëri – tha presidenti i Dfb, Bernd Neuendorf -. Jemi shumë të lumtur që e kemi atë me ne. Besoj se me të kemi gjetur një zgjidhje të shkëlqyer”.

Deri në korrik, Nagelsmann do të fitojë rreth 3.6 milionë, të cilave duhet t’i shtohen edhe rreth 1.5 milionë pagesa të shkëputjes që do t’i japë Bayern. Trajneri, i shkarkuar në mars, ishte i lidhur me bavarezët me një kontratë deri në vitin 2026, e cila do t’i garantonte atij një të ardhur prej 20 milionë euro.

Rudi Völler, drejtor sportiv i Dfb, gjithashtu tha se ishte shumë i lumtur me marrëveshjen me Nagelsmann: “Në fund të fundit ishte fat që pas largimit të Flick ishte një trajner i nivelit të Nagelsmann-it i cili ishte gati për të përqafuar projektin. Julian ishte kontaktuar nga shumë top klube gjatë verës. Pas ndeshjes kundër Francës, e cila riktheu pak entuziazëm, ai është njeriu i duhur”.

Nagelsmann, dukshëm euforik: “Dua që skuadra të jetë e sigurt për aftësitë e saj. Do të ketë edhe momente të vështira, atje lojtarët do të duhet të kapen pas disa sigurive. Ne kemi nevojë për agresion pozitiv, të drejtuar drejt portës kundërshtare. Duam të entuziazmojmë kombin, duhet të jetë e vështirë për kundërshtarët të luajnë kundër nesh. Ideja e lojës nuk duhet të jetë komplekse, por intriguese. Para Kampionatit Evropian duhet të shfrytëzojmë çdo moment për t’u njohur dhe kuptuar idetë. Ja pse dy miqësoret që do të luajmë në Amerikë në tetor janë të mira.Kam pasur kohë të analizoj gabimet që kam bërë te Bayern, jam i lumtur që kam mundësinë të bëj më mirë.Më duket e qartë se nëse ne marrim pjesë në një turne po aq të rëndësishëm sa Kampionati Europian, e bëjmë me synimin për të fituar”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.