Gjermania njofton paketën e ndihmës prej 500 milionë euro për Ukrainën
Berlini ka njoftuar raundin e tij të fundit të financimit për Ukrainën, në një total prej 500 milion euro.
Ministri i mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se paketa përfshin 10,000 fishekë municionesh.
Paketa u njoftua gjatë bisedimeve me SHBA-në dhe aleatët e tjerë në bazën ajrore Ramstein.
Duke folur në margjinat e bisedimeve, Pistorius tha se SHBA ishte ende një partner i besueshëm, pavarësisht frikës se një presidencë e mundshme Tramp (Trump) mund të dëmtojë perspektivat e luftës të Ukrainës.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte asgjë për të shtuar në pozicionin e Gjermanisë se nuk do të kishte çizme në terren në Ukrainë.
Gjermania ka qenë mbështetësi i dytë më i madh financiar i Ukrainës, pas SHBA-së.