Gjermania: T’i jepet menjëherë fund luftës në Gazë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka bërë thirrje që t’i jepet fund luftës në Gazë mes viktimave civile në rritje për shkak të sulmit izraelit ndaj palestinezëve.

“Kjo luftë duhet të përfundojë një herë e mirë. Nuk ka vende të sigurta për civilët në Gazë. Pothuajse 80% e Rripit të Gazës është shpallur zonë evakuimi nga ushtria izraelite – fëmijët, të sëmurët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna gjithashtu duhet të largohen nga këto zona. Madje edhe vendet e pakta dhe absolutisht të mbipopulluara të deklaruara nga ushtria izraelite si zonat e sigurta goditen vazhdimisht”, tha Baerbock në një deklaratë.

Baerbock përmendi se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej kundër terrorizmit, por sipas saj “e drejta ndërkombëtare humanitare vendos kufij për çdo luftë”.

“Ushtria është e detyruar të mbrojë popullatën civile. Për shkak se njerëzit nuk mund të zhduken thjesht në ajër, ata kanë nevojë urgjente për mbështetje dhe siguri”, tha ajo.

Më shumë se 38 mijë palestinezë janë vrarë që prej 7 Tetorit të vitit të kaluar, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 89 mijë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Mbi nëntë muaj pas sulmit izraelit, pjesë të mëdha të Gazës qëndrojnë në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Rafahut, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.