Gjermanishtja “kriter” për të gjithë kapitenët në Gjermani

Që nga dita e sotme për të qenë kapiten në një klub gjerman ose në ekipet Kombëtare nuk mjafton më të jesh lider ose karakter i fortë.
Federata Gjermane e Futbollit ka bërë me dijse se duke nisur nga ky sezon të gjithë kapitenët duhet që të jenë njohës të mirë të gjuhës gjermane.
Ky vendim ishte si pasojë e rregullit të ri të vendosur nga UEFA këtë sezon ku rekomandoi arbitrat që të diskutonin për vendimet në fushë vetëm me kapitenët e skuadrave.
Ky rregull i ri u ka pëlqyer federatave, të cilat po mundohen që ta implementojnë edhe në kampionatet respektive.