Gjesti i shëmtuar pas ndeshjes me Gallatën i kushton shtrenjtë Zhoze Murinjos

Federata Turke e Futbollit ka zyrtarizuar dënimin për Zhoze Murinjos pas gjestit të shëmtuar që bëri në përfundim të derbit mes Fenerbahçes dhe Gallatasarajit. Takimi i vlefshëm për Kupën e Turqisë u fitua nga ekipi i Gallatës ndërsa në fund trajnerin e portugez e lanë nervat dhe kapi nga hunda homologun e tij, Okan Buruk.
Në atë takim ku u nxorrën plot katër kartonë të kuq ndërsa episodi mes dy trajnerëve ishte “qershia mbi tortë”. Sot Federata Turke e Futbollit ka bërë me dije se Murinjo është pezulluar për tri takimet e radhës të ekipit të tij, i cili luan përballë Trabzonspor, Sivasspor dhe Kajserispor. Gjithashtu portugezi është gjobitur edhe me një shumë prej 7000 mijë eurosh.