Gjeti 9-vjeçaren e mbytur në lumin Buna, flet për RTSH-ën peshkatari

I tronditur, peshkatari i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares së mbytur në lumin Buna në Shkodër, ka treguar për RTSH-ën momentin e rëndë. Ai shprehet se si çdo ditë kishte dalë për të gjuajtur peshk, kur u has me trupin e pajetë të vogëlushes.

E gjeta në fund të pyllit, isha duke gjuajtur për peshk, veç kur e pashë”, shprehet ai shkurtimisht, i tronditur prej ngjarjes së rëndë.

9-vjeçarja u gjet e pajetë në lumin Buna mëngjesin e kësaj të diele (5 maj), ndërsa po ashtu dyshohet se janë mbytur edhe nëna e saj, Alma Arrazi së bashku me dy fëmijët e tjerë të moshës 8 dhe 3-vjeçare. Trupat e tyre nuk janë gjetur ende, teksa polumbarët vijojnë kërkimet.

Për ngjarjen policia ka arrestuar babain e të miturve, Ergyz Arrazi, teksa sipas hetimeve të deritanishme. Sipas autoriteteve, dyshohet se nëna dhe fëmijët janë vetëmbytur, veprim i ndërmarrë për shkak të dhunës sistematike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj tyre. 39-vjeçarja Alma Arrazi, prej 3 ditësh ishte larguar nga banesa, së bashku me 3 fëmijët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.