I tronditur, peshkatari i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares së mbytur në lumin Buna në Shkodër, ka treguar për RTSH-ën momentin e rëndë. Ai shprehet se si çdo ditë kishte dalë për të gjuajtur peshk, kur u has me trupin e pajetë të vogëlushes.
“E gjeta në fund të pyllit, isha duke gjuajtur për peshk, veç kur e pashë”, shprehet ai shkurtimisht, i tronditur prej ngjarjes së rëndë.
9-vjeçarja u gjet e pajetë në lumin Buna mëngjesin e kësaj të diele (5 maj), ndërsa po ashtu dyshohet se janë mbytur edhe nëna e saj, Alma Arrazi së bashku me dy fëmijët e tjerë të moshës 8 dhe 3-vjeçare. Trupat e tyre nuk janë gjetur ende, teksa polumbarët vijojnë kërkimet.
Për ngjarjen policia ka arrestuar babain e të miturve, Ergyz Arrazi, teksa sipas hetimeve të deritanishme. Sipas autoriteteve, dyshohet se nëna dhe fëmijët janë vetëmbytur, veprim i ndërmarrë për shkak të dhunës sistematike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj tyre. 39-vjeçarja Alma Arrazi, prej 3 ditësh ishte larguar nga banesa, së bashku me 3 fëmijët.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.