Lajme

Gjetja e të zhdukurve të komunizmit – Nga Shkodra, shoqatat e ish-të përndjekurve apelojnë për nisjen e kërkimeve

Shoqatat Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë të Shkodrës dhe Lezhës nga kryeqendra e veriut,  i kërkuan institucioneve që u njihet ligjërisht e drejta, që të nisin kërkimet për gjetjen e të zhdukurve dhe të vrarërve, gjatë regjimit komunist, të cilëve nuk u dihet varri.

Ndërsa kreu i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra, apelon që shteti ta përshpejtojë këtë proces i cili, sipas tij, po vonohet për burokraci të ndryshme.

Nga 2017 deri në 2023 janë regjistruar gjithsej 280 kërkesa për gjetjen e eshtarve të të parëve, ndërsa organizatat ndërkombëtare dhe autoritetet vendore flasin për një numër deri në 6 mijë të zhdukur që ende nuk dihet se ku prehen.

Shkodra dhe rrethinat e saj janë ndër zonat më të goditura nga diktatura komuniste, qoftë me të dënuar, internuar, ekzekutuar, vrarë në kufi, përballur me sistemin, me gjyqe dhe ekzekutime publike deri në vitin 1990.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

10 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

10 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

10 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

10 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

10 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

11 hours ago

This website uses cookies.