Gjetjet e OLAF mbi fondet e BE, Bardhi: Të ngrihet komision i posaçëm

Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve në lidhje me gjetjet e OLAF për fondet e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi deklaroi se duhet ngritur një Komision i Posaçëm në koordinim me Bashkimin Evropian për adresimin e problematikave.

“Kuvendi të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe te marr çdo masë që mundëson zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta janë në këtë linje. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet një Komisioni të Posaçëm në koordinim edhe me BE të adresojmë çdo problem”, tha Bardhi.

Kërkesës së Bardhit, i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi i cili kërkoi që mocioni me debat të bëhet në vjeshtë, pasi sipas tij, raporti i OLAF nuk është ende zyrtar.

“Nuk jemi kundër, por mendojmë se nuk është koha e duhur. Për disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAf, nuk është zyrtar dhe është ende kofidencial. Dhe po ashtu ka një hetim të organeve të drejtësisë. Kërkoi mirëkuptim dhe nuk jam kundër, por ta bëjmë në vjeshtë kur dhe raportet ti kemi zyrtare’, u shpreh Çuçi.

Bardhi theksoi se raporti është në faqen e Komisionit Evropian  dhe se sipas tij, mocioni me debat nuk do duhet të nisë tani dhe të vijojë edhe në sesionin e ri parlamentar.

Kërkesa jone nuk bazohet në thashetheme. Më vjen keq që kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti i OLAF është publik në faqen e Komisionit Evropian. Nuk janë thashetheme por përmbledhja zyrtare që OLAF ka bërë mbi hetimin për rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i është vënë në dispozicion autoritete ekzekutive shqiptare por edhe  drejtësisë. Kërkesa nuk bazohet as në thashetheme e lajme gazetash por në raportin zyrtar të OLAF. Po të ishte bazuar mbi lajme mediash do të kishim kërkuar në korrik 2023 këtë debat por kemi pritur raportin zyrtar. Është fiks momenti tani për këtë debat, një punë që padyshim do të zgjasë edhe në sesionin tjetër parlamentar. Me rëndësi është që të biem dakord për debatin, pastaj kohën se kur e vendos debatin në bazë të rregullores i takon kërkuesve”, theksoi Bardhi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.