Gjiknuri: Opozita propozoi ‘Lista të Përziera’ për  kandidatët për deputet, shpresojmë për kompromis

A është pozita dhe opozita afër një kompromisi për Reformën Zgjedhore? Duket se palët po përafrohen për gjetjen e një zgjidhje, me qëllim finalizimin e Reformës Zgjedhore, në kushtet kur pas një viti janë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Po ku konsitojnë këto përafrime?

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore në Grupin për Dialogun, Damian Gjiknuri deklaroi të premten se opozita ka paraqitur një propozim të ri, që ka të bëjë me lista të përziera.

Pas mbledhjes së grupit ku u arrit dakordësia për votën e diasporës, Gjiknuri u shpreh se duhet diskutuar nëse ky propozim përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Çështja e dytë e herësit, sot për herë parë dëgjuam një propozim nga ana e opozitës që janë të gatshëm për kompromis që i afrohet formulës kushtetuese. Listë e Përzier, pjesë e mbyllur dhe pjesë e hapur pa prag. Është një gjë që duhet ta diskutojmë sa në përputhje është më vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me atë që presin qytetarët shqiptarë”, theksoi Gjinkuri.

Ai shtoi se formula që paraqitën ka qenë më afër asaj që kërkojnë qytetarët, reflekton vendimin e Kushtetueses dhe krijon stabilitetin e duhur midis qëndrueshmërisë së listës dhe asaj që ofron kandidati.

I pyetur për mundësinë e dërgimit të një drafti në Kuvend para seancës së 25 Korrikut, Gjiknuri theksoi se “nëse gjejmë kompromis për këto çështje, pse jo. Them që jemi të gatshëm dhe koha është e mjaftueshme që ekspertët të përfundojnë një draft dhe ta çojmë në Kuvend para seancës së të enjtes”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.