Gjikondi: Arrestimi i Metës, mesazh i fortë për politikën në Shqipëri

Publiku shqiptar sot po bëhet dëshmitar i “grahmave të klasës politike, epoka e së po ndahet nga SPAK-u”, tha të hënën juristja Brisida Gjikondi për emisionin “3D nga Alban Dudushi”.

Znj. Gjikondi komentoi ngjarjen e ditës, arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Sipas juristes, aksioni i ndalimit të një figure kaq të lartë në vend ishte mirëmenduar në detaje.

Çdo gjë ka qenë e përllogaritur, skenar me detaje, ku do kapej, ora… Përpara dy ditësh në SPAK ka qenë e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn. Në gjithë mediet u fol se pritej diçka përderisa ndenji aq gjatë. Mënyra si është arrestuar Meta ka qenë një mesazh i fortë për klasën politike shqiptare. Në ditën me diell, në rrugë kryesore dhe në kryeqytet… Sepse që nga Kosova deri në Tiranë mund ta kishin arrestuar 7 herë, por çdo gjë ka qenë me mesazh.

Këto janë grahmat e një klase politike, dhe këtu e kam edhe për të majtën. [Edi] Rama sot nuk tha çerek fjalë për [Jurgis] Çyrbjan dhe për një pjesë të madhe të deputetëve të tij, që i ka në burg, dhe që vetë i ka zgjedhur e aprovuar. Nuk tha asgjë sot për Ilir Metën, që ka qenë një nga aleatët e tij të rëndësishëm në ndarjen dhe në konsumimin e pushtetit. Vetëm kur ka skelete në sirtare hesht, siç heshti Rama sot. Nga ana tjetër [Sali] Berisha bërtiste. Kjo epokë do ndahet me emrin e SPAK-ut,” deklaroi znj. Gjikondi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.