Publiku shqiptar sot po bëhet dëshmitar i “grahmave të klasës politike, epoka e së po ndahet nga SPAK-u”, tha të hënën juristja Brisida Gjikondi për emisionin “3D nga Alban Dudushi”.
Znj. Gjikondi komentoi ngjarjen e ditës, arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Sipas juristes, aksioni i ndalimit të një figure kaq të lartë në vend ishte mirëmenduar në detaje.
“Çdo gjë ka qenë e përllogaritur, skenar me detaje, ku do kapej, ora… Përpara dy ditësh në SPAK ka qenë e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn. Në gjithë mediet u fol se pritej diçka përderisa ndenji aq gjatë. Mënyra si është arrestuar Meta ka qenë një mesazh i fortë për klasën politike shqiptare. Në ditën me diell, në rrugë kryesore dhe në kryeqytet… Sepse që nga Kosova deri në Tiranë mund ta kishin arrestuar 7 herë, por çdo gjë ka qenë me mesazh.
Këto janë grahmat e një klase politike, dhe këtu e kam edhe për të majtën. [Edi] Rama sot nuk tha çerek fjalë për [Jurgis] Çyrbjan dhe për një pjesë të madhe të deputetëve të tij, që i ka në burg, dhe që vetë i ka zgjedhur e aprovuar. Nuk tha asgjë sot për Ilir Metën, që ka qenë një nga aleatët e tij të rëndësishëm në ndarjen dhe në konsumimin e pushtetit. Vetëm kur ka skelete në sirtare hesht, siç heshti Rama sot. Nga ana tjetër [Sali] Berisha bërtiste. Kjo epokë do ndahet me emrin e SPAK-ut,” deklaroi znj. Gjikondi.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.