Gjikondi: Berisha, modeli më elitar i të keqes mes shqiptarëve
Në emisionin ‘3D’ në RTSH, juristja Brisida Gjikondi deklaroi se opozita, në gjendjen që ndodhet sot, është në një krizë pa kthim. Ajo shtoi se edhe mazhoranca rrezikohet të hyjë në krizë për shkak të mungesës së moralit, idealizimit, luftës së bërrylave etj.
“Kjo opozitë që është tani nuk krijon dot frymën opozitare edhe nëse bëhen përpjekje për federata apo skema të tjera. Të tilla propozime mund të jenë përpjekje që të bëjnë makijazh, por fryma e së djathtës nuk është në koherencë me ta dhe tani ata nuk e përfaqësojnë më të djathtën. Janë të sforcuar në gjithshka që bëjnë. Ca qeshin, ca ndezin zjarre, ca përmbysin karrige, ca bëjnë video. Janë inskenime. Opozita është në krizë pa kthim. Nga kjo rrezikohet edhe mazhoranca. Edhe nga e majta ka probleme. S’ka më moral dhe idealizëm. Është një teatër i sforcuar i Berishës për të dalë kudo në gjithshka që ndjekim. Berisha është modeli më elitar i të keqes mes shqiptareve”, tha Gjikondi.
Gjikondi: Berisha s’bën dot ndryshime në statut, luan blofin
Sipas Gjikondit, Berisha s’bën dot më ndryshime në statut pavarësisht Kuvendit që ka thirrur, pasi nuk janë legjitimuar nga gjykata ndryshimet që ai ka bërë në statutin e mëparshëm.
“S’mund të bëjë mbivendosje. Nëse nuk ligjërohen ndryshimet nga gjykata nuk kanë asnjë efekt ndryshimet në aspektin ligjor. Thjeshtë po përpiqet të blofe, si këto që thotë që shoqëria në protestë. Ajo që bëri te varri i Ismail Qemalit ishte e turpshme për statusin që ka pasur si ish- President dhe ish- Kryeministër. Ai po përpiqet të bëhet faktor.”, tha Gjikondi.