Gjikondi: Berisha, moralisht fajtor. SPAK i kompleksuar në deklaratë

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi;’ në RTSH ka komentuar dosjen që ka marrë tashmë drejtimin gjyqësor, në lidhje me akuzat për ‘korrupsion pasiv’. Sipas Gjikondit, Berisha moralisht është fajtor, por sjellja e SPAK-ut në lidhje me këtë çështje duket si e kompleksuar në lidhje me ish- kryeministrin.

Për një politikan që ka shkruan një pjesë të mirë të historisë të Partisë Demokratike si Sali Berisha nuk mund të thuash që prezumohet i pafajshëm deri sa të dali një vendim i formës së prerë. Dosja e Berishës tashmë është në përdorim publik. Është një numër i madh faqesh me prova dhe kundërprova. Dimë që deri tani Berisha ka një njollë të madhe politike. Ne e dimë shumë mirë, pavarësisht që evitojmë që SPAK në çdo hallkë ka pasur prezencë të ndërkombëtarëve.  Të ishte prej nesh shumë politikanë nuk do ishin aty ku janë sot. Ndryshe nga SPAK që më duket si deklaratë pak e kompleksuar, për të mbajtur një ekuilibër me Berishën mendoj që politikat kanë edhe përgjegjësi morale. Nukimund t’i fusësh ata vetëm kur të dalë vendimi i formës së presë”., tha Gjikondi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.