Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi;’ në RTSH ka komentuar dosjen që ka marrë tashmë drejtimin gjyqësor, në lidhje me akuzat për ‘korrupsion pasiv’. Sipas Gjikondit, Berisha moralisht është fajtor, por sjellja e SPAK-ut në lidhje me këtë çështje duket si e kompleksuar në lidhje me ish- kryeministrin.
“Për një politikan që ka shkruan një pjesë të mirë të historisë të Partisë Demokratike si Sali Berisha nuk mund të thuash që prezumohet i pafajshëm deri sa të dali një vendim i formës së prerë. Dosja e Berishës tashmë është në përdorim publik. Është një numër i madh faqesh me prova dhe kundërprova. Dimë që deri tani Berisha ka një njollë të madhe politike. Ne e dimë shumë mirë, pavarësisht që evitojmë që SPAK në çdo hallkë ka pasur prezencë të ndërkombëtarëve. Të ishte prej nesh shumë politikanë nuk do ishin aty ku janë sot. Ndryshe nga SPAK që më duket si deklaratë pak e kompleksuar, për të mbajtur një ekuilibër me Berishën mendoj që politikat kanë edhe përgjegjësi morale. Nukimund t’i fusësh ata vetëm kur të dalë vendimi i formës së presë”., tha Gjikondi.
“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…
Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër. Aktiviteti është në…
Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…
Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…
This website uses cookies.