Lajme

Gjikondi: E turpshme të hash bukën e të majtës dhe të lidhësh shallin e PS në të ndenjura

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH u shpreh se ishte mjaft i shëmtuar fakti që Monika Kryemadhi, e akuzuar për korrupsion, ka pasur një rrugëtim të gjatë me familjen socialiste të së majtës, dhe në GJKKO kishte lidhur shallin e PS-së në të pasmet e saj.

“Nuk kisha asnjë pritshmëri që do ndryshonte masa e arrestit ndaj Metës dhe Kryemadhit. Ai është i vetëdijshëm për ato që ka bërë, gjë që ka sjellë edhe ato reagime të paekuilibruara. Më trishton ambientimi shqiptarëve ndaj klasës së lartë politike për ato që deklarojnë kundër drejtësisë me një fjalor të papërshtatshëm. Fyerja ndaj drejtuesve të lartë të drejtësisë, sjell dhe  sjellje më të gjerë negative në publik. Kryemadhi dhe Meta akuzohen për të njëjtat vepra penale. Gjëja më e shëmtuar në këtë histori është të “hash bukën e të majtës” e të lidhësh në të ndenjura flamurin e PS-së. Kjo është e shëmtuar. Të lidhësh shallin e një partie në të ndenjura është e shëmtuar. Kryemadhi nuk shkon dot në selinë e LSI-së se e ka përzënë burri. Është tmerrshme ambientimi me këtë nivel ordiner që rrezatojnë drejtuesit e lartë të politikës ndaj drejtësisë. Ka edhe drejtues të UÇK-së që janë në Hagë. E dimë se akuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë, por s’kanë bërë skena të tilla të shëmtuara.”, tha Gjikondi.   

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

22 hours ago

This website uses cookies.