Gjikondi: Veliaj duhet ta respektojë SPAK-un. Të heshtë ndaj Berishës!

fdb326e9c9be4a33998b4624ec161117

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar reagimet publike të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas kontrollit, me urdhër të SPAK, në banesën e tij. Në emisionin “3D”, Gjikondi, shprehet se Veliaj nuk duhej të kishte përfshirë Berishën në reagim, por të respektonte vetëm SPAK-un.

Sipas saj, reagimet e kryebashkiakut lënë të kuptosh që po luan politikisht pasi siç ajo thotë ka probleme brenda dhe jashtë Partisë socialiste.

Statusin e zotit Veliaj e quaj të pavlefshme. Ai foli njëherë dhe tha që ishte në krah të SPAK dhe do ja linte në dorë kësaj të fundit, mirëpo reagimi i fundit mu duk më shumë për t’u martirizuar. Edhe fjalori që kishte përdorur ndaj Berishës tregonte viktimizim, por ndërkohë brenda ishin dy mesazhe për SPAK. E para që i kishte shkuar pa vendim dhe e dyta që SPAK kishte lajmëruar të tjerë që të shkonin në banesë, para se të shkontë SPAK. Mendoj që ndonjëherë heshtja është flori, pra ose pozicionohu tek SPAK dhe lërja në dorë, ose merr avokat. Marrja e Veliajt me Berishën nuk më la shije të mirë. Veliaj po luan politikisht pasi ka probleme brenda dhe jashtë PS-së“, tha Gjikondi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.