Gjimnastikë artistike / Gjimnastet e Vllaznisë dhe Sky 07, më të mirat e aktivitetit
![gimnast](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/gimnast.jpg?fit=1024%2C448&ssl=1)
gimnast
Federata Shqiptare e Gjimnastikës organizoi në qytetin e Shkodrës aktivitetin “Garës së më të mirave“ në disiplinën e Gjimnastikës Arstistike për femra. Gjimnastet shkodrane që përfaqësojnë ekipet, Gjimnastika Vllaznia dhe Sky 07, ishin më të mirat e krejt aktivitetit. Nën drejtimin e trajnerëvë, Izmir Kashi dhe Shpresa Salja si dhe veteranit të këtij sporti, Latif Kashi, gjimnastet shkodrane spikaten në fitimin e disa vendeve të para. Kështu, duke nisur nga mosha 7-8 vjeç dhe deri 13-14 vjeçare u shpallen kampione, Maria Zefi, Mishela Bitanji, Merili Islami, si dhe Klea Marku.
Me aktivitetin e takimit të më të mirëve në disiplinën e Gjimnastikës Artistike, Federata Shqiptare e Gjimnastikës që drejtohet nga shkodrani, Leonard Lulaj, mbylli aktivitetet për vitin 2023.