Gjimnazi publik i Shkodrës, monument kulture me vlera historike

419817700 680352567596434 3151902006697391291 n 696x370

419817700 680352567596434 3151902006697391291 n 696x370

 Kazerma ushtarake qendrore e qytetit të Shkodrës, të cilën DRTK Shkodër e sjell në foto, u ndërtua në vitin 1902 me iniciativën e valiut të qytetit dhe funksionoi si e tillë deri në kthimin e saj në gjimnazin publik të Shkodrës, që u hap me vendim të Këshillit të Ministrave më 11 gusht 1922. Siç duket qartë në foton e publikuar nga DRTK Shkodër, sheshi i kësaj ndërtese historike ishte i mbushur me bateri topash, përpara se të shndërrohej në institucion arsimor.

Drejtori i parë i gjimnazit ishte Dr. Xhevat Korça, një figurë e njohur e arsimit në atë

periudhë.
Ndërtesa mbart vlerat historike, si vatër kulture dhe arsimimi, me të cilën lidhen si arsimtarë ashtu dhe nxënes e shumë personalitete dhe figura të shquara të qytetit e jo vetëm.

Godina e Gjimnazit, mban statusin Monument Kulture, Kategoria ll, që nga viti 2006.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.