Gjimshiti eliminon Bajramin nga Kupa e Italisë

Gjimshiti

Gjimshiti

Atalanta do të jetë kundërshtari i Milanit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Të besuarit e Gasperinit  mundën Sassuolo-n (që po eksperimenton me një mbrojtje me tre lojtarë) në raundin e 16-shes me rezultat 3-1 të nënshkruar nga ish-lojtari i kuqezinjve De Ketelaere, i cili shënon një dygolësh mes minutës së 24-të dhe 63-të, para se të asistonte për Mirançuk për të bërë 3-0 në minutën e 71-të. Goli  i flamurit për Sasuolon u shënuanga Boloca në minutën e 95-të.

Në fushën e lojës në këtë sfidë ishin të pranishëm dhe dy kuqezinjtë, Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami. Një duel, i cili u fitua nga mbrojtësi i Atalantës, që ishte i pranishëm për 90 minuta. Mesfushori kuqezi i Sasuolos e nisi si titullar për tu zëvendësuar më pas në minutën e 75-të nga autori i golit, Daniele Boloca.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.