Gjimshiti
Atalanta do të jetë kundërshtari i Milanit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Të besuarit e Gasperinit mundën Sassuolo-n (që po eksperimenton me një mbrojtje me tre lojtarë) në raundin e 16-shes me rezultat 3-1 të nënshkruar nga ish-lojtari i kuqezinjve De Ketelaere, i cili shënon një dygolësh mes minutës së 24-të dhe 63-të, para se të asistonte për Mirançuk për të bërë 3-0 në minutën e 71-të. Goli i flamurit për Sasuolon u shënuanga Boloca në minutën e 95-të.
Në fushën e lojës në këtë sfidë ishin të pranishëm dhe dy kuqezinjtë, Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami. Një duel, i cili u fitua nga mbrojtësi i Atalantës, që ishte i pranishëm për 90 minuta. Mesfushori kuqezi i Sasuolos e nisi si titullar për tu zëvendësuar më pas në minutën e 75-të nga autori i golit, Daniele Boloca.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.