Categories: LajmeSportFutboll

Gjimshiti, kapiten në finalen e Europa League: Te Atalanta kemi shumë kapitenë

“Janë emocione të bukura, ne jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu. Kjo nuk ndodh çdo ditë dhe ka qenë një ëndërr që kur kemi qenë fëmijë. Nesër fusha do të ketë rëndësi”. Kështu ka folur për Sky Sport mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, një nga protagonistët e pritur të finales së Europa League kundër Bayer Leverkusenit të planifikuar për nesër në Dublin. Mbrojtësi kuqezi do të jetë kapiten duke patur parasysh mungesën e të dëmtuarit De Roon: “Është krenari e madhe, do të na mungojë Marten, por do të jetë në dorën tonë të luajmë si ai. Unë do të jem kapiten, por ne jemi shumë në skuadër të cilët janë kapitenë. Ne luajmë së bashku dhe fitojmë së bashku”.

Bayer Leverkusen nuk ka humbur kurrë këtë sezon, a kanë ndonjë pikë të dobët?

“Nuk ka nevojë për shumë fjalë, ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje dhe me meritë e fituan Bundesligën. Janë një ekip i madh me individualitet të mirë. Ne tashmë jemi përballur me ta dy vjet më parë, tani me Xabi Alonson ata luajnë të gjithë bashkë dhe janë shumë të shpejtë në rinisje”.

Kush do të ketë detyrën më të vështirë?

“Kushdo që e njeh Atalantën e di se mbrojtja fillon me presionin e sulmuesve. Dhe kur ne sulmojmë ne fillojmë nga mbrojtësit. Do të jetë një ndeshje e vështirë për t’u përballur, ata janë të shpejtë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Do të duhet të jemi kompakt, çdo gabim në finale mund të na kushtojë shtrenjtë”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.