Gjimshiti: Na presin 5 finale, mund t’i fitojmë të gjitha
Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti ka folur për mediat italiane pas fitores 2-1 ndaj Romës, e cila i çon zikaltërit në kuotën e 63 pikëve, vetëm tre pikë larg kualifikimit në Champions League.
“Edhe sot u pa që e përgatitëm shumë mirë këtë ndeshje, më e rëndësishmja ishte që të mos mendonim për finalet, sepse ka kohë, bëmë shumë mirë, sidomos në pjesën e parë, mund të kishim shënuar 3-4 gola. Mund të kishim mbyllur më herët me pak saktësi përpara”.
Zona Champions?
“Unë nuk mendoj se është vendimtare, ka tre ndeshje për të luajtur dhe të gjitha janë vendimtare. Ne luajmë pesë finale radhazi, madje edhe ato të kampionatit, marrim një ndeshje pas tjetrës. Mund t’i fitojmë të gjitha.”
A mund ti fitoni vërtet të gjitha?
“Ndeshja e Liverpulit jashtë shtëpisë na dha shumë besim për të arritur deri në fund. Jemi të vetëdijshëm se ne mund të mposhtim këdo nëse luajmë kështu, për mendimin tim është e vështirë për kundërshtarët. Ky duhet të jetë rasti për pesë të fundit.”