Berat Gjimshiti, në mungesë të De Roon, mbajti shiritin e kapitenit të Atalantës fitimtar në Europa League. Ky është komenti i mbrojtësit kuqezi: “Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh pas finales së humbur është i pabesueshëm, morali nuk ishte më i miri… Por tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura”.
Shiriti i kapitenit, qershia mbi tortë…
“Jam krenar, sot mësova se do të mbaja shiritin në krah. Por grupi është fantastik, sot nuk kishte histori, luajtëm shumë mirë dhe me meritë”.
Një sukses për tifozët
“Ata na mbështesin gjithmonë, edhe nëse kemi humbur finalet e tjera, por sot shkoi mirë. Të gjithë kanë bërë mirë, këta tifozë e meritojnë suksesin”.
Kur mbërritët në Bergamo shumë vite më parë, e prisnit një natë si kjo?
“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë më të mirën e tyre. Pastaj pas disa vite fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Europa League, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.