Gjimshiti, pas golit me Atalantën: Një ndeshje special
Shënoi në ndeshjen e tij të 200-të mer Atalantën. Bëhet fjalë për mbrojtësin Berat Gjimshiti, I cili pas ndeshjes së fituar 1-0 përballë Sturm Graz ka folur për Sky Sport: “Ishte një ndeshje e veçantë, një ndeshje shumë e rëndësishme në Ligën e Evropës për të kaluar në raundin tjetër. Duke shënuar golin vendimtar, jam shumë i lumtur”.
“Isha shumë krenar edhe para ndeshjes për këtë numër ndeshjesh të arritur me këtë skuadër. Sonte është një mbrëmje e veçantë, të cilën nuk do ta harroj. Ndeshjet në kampionat janë të vështira që nga fillimi, sigurisht luajtëm një ndeshje të mirë kundër Interit, fituam sot dhe tani mendojmë për Udinesen që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.
Tani synoni për vendin e parë?
“Ne duhet të përpiqemi të fitojmë edhe kundër Sportingut, por është një lojë që ia vlen të shihet kundër një ekipi të fortë. Megjithatë, ne do të përpiqemi të zëmë vendin e pare”.
Provë maturie?
“Sidomos në pjesën e dytë. Në të parën bëmë shumë gabime dhe nuk luajtëm mirë. Në pjesën e dytë ngritëm nivelin tone”.
Gjashtë nga shtatë ndeshje në shtëpi pa pësuar gol. Do të thotë se…
“Se do të përpiqemi t’i bëjmë shtatë nga tetë herën tjetër në shtëpi”.