Gjinekologia Vrapi: Kimikatet, faktorë risku për lindjet e parakohshme

Një studim i fundit zbuloi se ekspozimi ndaj kimikateve sintetike kontribuon në lindjen e parakohshme dhe probleme të tjera për nënat dhe foshnjat. Kimikatet, të njohura edhe si ftalate, mund të ndikojnë në placentë gjatë shtatzënisë.

Lidhur me këtë temë e ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, gjinekologia Enxhi Vrapi u shpreh se ekspozimi i tepërt ndaj preparateve kimike është ndër faktorët dhe nxitësit e lindjeve të parakohshme.

Ekspozimi i tepërt ndaj preparateve kimike është listuar si një ndër faktorët dhe nxitësit e lindjeve të parakohshme. Lindja e parakohshme është lindja e një fëmije i cili është ende i papjekur për të përballuar kushtet e jetesës jashtë turpit të nënës.  

Së fundi theksohet shumë edhe ndotja e ujit me mikroplastikë që gjithashtu ndikon drejtpërdrejtë tek ekspozimi me kimikate të tilla. Parimisht është e vështirë që të mbrohemi ndaj këtyre preparateve por është e rëndësishme për tu theksuar që me aq sa mundemi ta minimizojmë ekspozimin ndaj këtyre preparateve, në produktet që ne mund të zgjedhim”, tha mjekja gjinekologe.

Gjithashtu mjekja gjinekologe Enxhi Vrapi theksoi se për femrat është e rëndësishme që të zgjedhin produkte bimore dhe të tregojnë kujdes në zgjedhjen e tyre duke parë përbërësit dhe të evitojnë produktet që kanë në përbërjen e tyre preparate si ftalatet apo parabeni.

Për nënat në pritje dhe jo vetëm edhe për femrat në përgjithësi është shumë e rëndësishme që ta njohin riskun ndaj këtyre kimikateve dhe gjithashtu të zgjedhin kremra apo shampo të cilat nuk kanë përmbajtje të larta të ftalateve. Është e rëndësishme që disa produkte kryesore kimike ti evitojnë siç janë ftalatet apo parabeni dhe të preferojnë produkte të cilat janë më bimore. Efekti i parë që janë testuar këto kimikate është sistemi endokrin siç janë hormonet dhe si pasojë do të ketë probleme të riprodhimit apo probleme me fertilitetin që gjithashtu është në rritje” u shpreh mjekja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.