Gjipali : Si asnjëherë më parë BE i ofron Ballkanit Perëndimor fondet dhe programe financimi për ti përgatitur për familjen evropiane

Gjipali

Gjipali

Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri duke komentuar zhvillimet e ditës së djeshme të Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, u shpreh se “Veto” e vendosur nga Greqia dhe problematikat që shoqërojnë vendet e rajonin në marrëdhënie të ndërsjellta ka ndikuar në mos hapjen e kapitujve të negocimit.

“Mesa duket nuk do të ketë një lajm të ri nga diskutimet që u bënë dje (13 dhjetor) në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, për faktin që qëndron ngërçi me Greqinë për mos të hapur negociatat për mos nisur me Kapitullin e parë. Pavarësisht kësaj procesi do të vazhdojë me udhërrëfyesit e dërguar në Bruksel.  Ka një sërë problematikash që shoqërojnë Ballkanin  ku Maqedonia e Veriut prej kohësh ka pasur probleme me Greqinë, më pas me Bullgarinë që ende nuk është zgjidhur apo vendet e tjera përkohësisht për problematika të ndryshme”, u shpreh ai.

Duke folur në “Ekspres” Gjipali  theksoi se, “Shqipëria ka përfunduar  procesin  “screening” dhe së shpejti do hapi kapituj udhërrëfyesve të dërguar në BE.

Mw tej duke marr shkas nga sistemi i “vetos” që funksionojnë me vendet e BE-së, eksperti Gjipali nënvizoi se, “kjo është dhe dobësia e sistemit të “vetos” sepse vendet tashmë po e bëjnë këtë për interesat e veta dhe jo ku preken interesat e përgjithshme. Hungaria p.sh po e përdor “veton” jo se i cenohej interesat kombëtare me ndihmën për Ukrainën por e përdori për të zhbllokuar fondet e alokuara për vetën që nuk ishin zhbllokuar më herrët”.

Sipas tij, Kancelari Shulz është më i interesuar që të rishikojë këtë sistem votimi brenda vendeve të BE-së, ndaj u shpreh ai, gjithë vendet duhet të bien dakord për të ndryshuar sistemin e “vetos” dhe të ketë një ndryshim në traktatet ku një pjesë e mirë e vendimmarrjes të jetë më shumicë të cilësuar. 

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, theksoi se për herë të parë vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga fondet e BE-së, që jepen për të ndihmuar dhe siguruar vendet e rajonit me politika e BE-së.

“Si asnjëherë më parë për vendet që ishin në proces integrimi në BE, këtë herë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga fondet dhe programet  e BE-së për ti përgatitur këtë vendet për familjen evropianë. Kjo paket e re e deklaruar këtë vit është një tjetër instrument që jo vetëm e josh por dhe e mban ta ankoruar Ballkanin Perëndimor duke ditur problematikën e Rusisë dhe ndikimin e saj në rajonin tonë”.

Ndaj nënvizon ai, ky ndikim financiar e lidh më shumë këto vende me BE, p.sh. Mali i Zi që ka një problematik të madhe financiare për shkak të një kredie  të madhe që ka marr nga Kina.

Është shumë i rëndësishëm investimi financiar për këto vende sepse pamundësia për të financuar projektet e tyre i ka bërë këo vende ti drejtohet vendeve si Rusia, Kina, apo vendet e Gjerit Persik. Pra mungesa e mjeteve të mjaftueshme financiare i bënë këto vende më të brishta ndaj ndikimeve të vendeve të tjerë.  Ofrimi i BE pa pritur sukseset tek reformat, po ofron këtë ofertë financiare.

“Hapja e tregut për vendet e Ballkanit Perëndimor është një instrument që po ofrohet  dhe  BE po reagon për këto vende.  Dhe ditën e djeshme është diskutuar në Samit se si mund të kanalizohen këto fonde sepse është një pjesë kredi dhe një pjesë janë grante do të synojnë kryesisht zbutjen e konvergjencës financiare midis vendeve të BE dhe Ballakanit Perëndimor.  Do të ketë shumë investime për biznesin, gjithashtu do ketë investime për infrastrukturën ku do të vazhdojnë lidhjet me korridoret lidhëse të transportit me BE” theksoi ai.

Duke folur mbi mënyrën që si do të bëhen shpërndarja e fondeve nga BE-ja, Gjipali shtoi se, “ka disa instrumente sesi do të kreditohen bizneset. Banka Evropiane për zhvillim i jep financim bankave në nivelin e dytë në Shqipëri me një kosto të ulët. Komisioni Evropian i kërkon gjithave vendeve që cilat janë sektorët që kërkojnë më shumë investim”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.