GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit

be112214aa3c493d8177c230e902962a
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, i cili ishte nën akuzën “shpërdorim detyre”. Po ashtu, Tucit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Tuci u vu në pranga më 17 korrik, pasi u akuzua se ka lejuar hapjen e një rruge prej 1.8 km gjatësi dhe 5 m gjerësi në zonën pyjore, nismë kjo e një subjekti privat. Dëmi është vlerësuar në 234.007.500 lekë.
Ish-kryebashkiaku Tuci, ka drejtuar pushtetin vendor në Fushë- Arrëz për dy mandate, si i zgjedhur Partisë Socialiste, nga viti 2015 deri para disa muajsh.