GJKKO i caktoi detyrim paraqitje, ish-ministri Beqaj paraqitet sërish si çdo të premte
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK në zbatim të masës së paraqitjes.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si çdo të premte është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për çështjen e koncesionit të sterilizimit
Në nëntor 2023 me kërkesë të SPAK gjykata caktoi masën detyrim paraqitje për ish-ministrin për akuzën shpërdorim detyre.
Ish-ministri Beqaj, hetohet nga SPAK, për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.