GJKKO kthen dosjen për hetim, refuzon marrëveshjes mes SPAK dhe ish kryetarit të komanduar të Kukësit

Gjykata e posaçme kundër korrupsionit ka refuzuar marrëveshjen mes SPAK dhe ish kryetarit të komanduar të bashkisë Kukës, Granit Gjana, lidhur me dy tendera për blerje karburanti.
GJKKO nuk ka pranuan marrëveshjen për pranimin e fajësisë lidhur mes SPAK dhe Gjanës, ndërsa ka rikthyer sërish dosjen për hetim.
Marrëveshja për pranimin e fajësisë për 2 procedura tenderimi për blerje karburanti parashikonte dënimin e Gjanës me 1 vit e 6 muaj burgim dhe konvertimin në 3 vite shërbim prove dhe si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
Por GJKKO ka kërkuar rihetim të dosjes dhe plotësimin me fakte mbi fajësinë e Granit Gjanës.