GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë, Berisha dhe Malltezi mbeten në “arrest shtëpie”

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Gazetari Kreshnik Mersinllari raporton për RTSH se GJKKO nuk ka marrë parasysh kërkesat e avokatëve, që kishin të bënin me pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve si dhe revokimin e masës së sigurisë.
Berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest shtëpie prej muajt dhjetor të 2023 ndërsa po hetohen nga SPAK për procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.