GJKKO rrëzon kërkesat, Malltezi mbetet në burg, Berisha ‘detyrim paraqitje’

Malltezi berisha

Malltezi berisha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve të deputetit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për të përjashtuar nga seanca gjyqtaren, Irena Gjoka.

Lajmi u bë i ditur nga vetë avokati i Berishës, Genc Gjokutaj. Gjykata, nga ana tjetër, ka rrëzuar edhe një kërkesë tjetër të avokatëve të Berishës, lidhur me humbjen e fuqisë së masave për shkak të tejkalimit të afateve për zbardhjen e vendimit.

 “Kërkuam përjashtimin e gjyqtares, por ishte një vendimmarrje si të gjitha të tjerat. Kjo seancë ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës. Vendimi i zbardhur na u dha sot. Vendimet janë të pa ekzekutuara, janë të pa depozituara në sekretarinë e gjykatës. Gjykata dhe Prokuroria flisnin sikur ato vendime janë komunikuar. Ne e konsiderojmë të pa ekzekutuar atë vendim. Një gjykatë dhe një prokurori që shkel Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale e ka në dorë të dytë. Të dyja kërkesat janë rrëzuar.”, tha Gjokutaj.

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në hetim për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të ish- kompleksit ‘Partizani’. Ish- kryeministri dhe dhëndri i tij kërkuan ndryshim të masave të sigurisë të marra ndaj tyre më më 20 tetor 2023, si dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila i firmosi masat e sigurisë ndaj tyre.

Në GJKKO ishin caktuar dy seanca të veçanta për vlerësimin e kërkesave të dorëzuara nga avokatët e Berishës, si dhe të Malltezit.

Sipas avokatëve Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, gjyqtarja nuk ka zbardhur vendimin dhe ka konflikt interesi pasi, Irena Gjoka është shkarkuar nga Berisha në 1996 kur ka qenë kryetar i KLD-së.

Berisha, në një konferencë për median, akuzoi prokurorët e dosjes, Arben Kraja dhe Enekeleda Millonai, se ishin në konflikt të hapur interesi dhe se po hakmerren ndaj tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.