Categories: LajmePolitikë

GJKKO shtyn vendimin për “arrest në shtëpi” ndaj ish-kryeministrit Berisha

Gjykata e Posaçme për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar edhe të enjten vendosi të shtyjë caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Avokatët mbrojtës të kryedemokratit kërkuan kohë që të paraqitin zyrtarisht kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke aluduar për anësi të saj.

Sot kemi marrë provat që ne mendojmë se mbështesin përjashtimin e gjyqtares. Po zbatojmë ligjin dhe afatet ligjore, sipas Kodit të Procedurës,” u shpreh avokati Genc Gjokutaj.

Mbledhja e radhës e trupës gjyqësore është lënë për të shtunën, 30 dhjetor, në orën 12:00.

Kreu i demokratëve akuzohet nga SPAK si i përfshirë në korrupsion pasiv për sa i përket privatizimit të kompleksit Partizani, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerë.

Kompleksi u privatizua në vitin 2008, kur Berisha ishte kryetar qeverie, kundrejt vlerës 100 mijë dollarë, ndonëse prona në qendër të Tiranës shtrihej në një sipërfaqe rreth 10 mijë metra katrorë.

Malltezi u arrestua në tetor me urdhër të prokurorëve specialë, ndërsa ish-presidenti Berisha si i pandehur ka refuzuar të paraqitet personalisht në ambientet e SPAK-ut për të sqaruar rrethanat, mosbindje e cila u bë shkak edhe për kërkesën e Strukturës së Posaçme që ai të zhvishet nga imuniteti politik javën e kaluar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Ky titull u përket të gjithë shqiptarëve!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u shpall sot “Qytetar Nderi” i Gjilanit. Gjatë ceremonisë së…

10 minutes ago

Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit

Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit. Për ndeshjen e ligës të së shtunës në…

13 hours ago

Totenham-Ajintrakt i besohet Marciniakut, por UEFA zëvendëson nga “VAR” polakun e çështjes “Alvarez”

Szimon Marciniak do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes mes Totenhemit dhe Ajntraktit të Frankfurtit,…

14 hours ago

Legia Varshavë-Çelsi, Policia paralajmëron tifozët anglezë të mos shfaqen në rrugë me ngjyrat e klubit

Policia e qytetit të Varshavës ka njoftuar tifozët e Çelsit të mos shfaqen në rrugët…

14 hours ago

Për herë të parë Olimpiada e Përbashkët Shqipëri- Kosovë, Manastirliu: Do të kthehet në traditë

Është mbajtur për herë të parë Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, Shqipëri- Kosovë, ku…

15 hours ago

“Vllaznia, ekipi për t’u mundur” – Ish-portieri Grima mendon se kuqeblutë mund t’i fitojnë të dy trofetë e sezonit

Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat…

17 hours ago

This website uses cookies.